Kryemadhi: Me ‘Open Ballkan’ Rama po ç’nderon flamurin shqiptar

7 Korrik 2022 | 20:47

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në protestën e opozitës se Edi Rama me “Open Ballkan” po përpiqet të ç’nderojë flamurin shqiptar.

Ajo nënvizoi se Rama duher të largohet nga qeveria dhe duhet që rinia të kthehet në vendlindje.

“Sot në këtë takim madhështor japim mesazhin e plotë se i vetmi flamur partie është flamuri jonë shqiptar. Ky flamur më shumë se kurrë ka rëndësinë më të madhe. Misioni ynë më i madh është të valëvisim flamurin tonë. Ky flamur është motivi jonë për Shqipërinë tonë europiane, për Shqipërinë e luftërave. E para, ky flamur sot më shumë se kurrë ka rëndësinë më të madhe. Këtë flamur Edi Rama me “Open Ballkan” me tjetërsimin e Shqipërisë kërkon ta ç’nderojë. Duhet të kthejmë rininë në Shqipëri, duhet të kthejmë trurin që ka ikur”, u shpreh Kryemadhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026