Kryemadhi në Apelin e GJKKO, seanca për ankimin e sekuestros së 2 vilave

16 Dhjetor 2024 | 10:17

Deputetja Monika Kryemadhi ka mbërritur mëngjesin e së hënës në Gjykatën e Posaçme.

Kryemadhi ka ankimuar në Apelin GJKKO sekuestron e 2 vilave të saj në zonën e Kodrës së Diellit. Seanca ka nisur në orën 10:00.

Një muaj më parë më urdhër të SPAK, GJKKO sekuestroi 2 vila të cilat i përkasin Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi te Kodra e Diellit.

Pasuritë e sekuestruara janë dy vila me tre kate të ndodhura në zonën e Selitës në Tiranë, në rezidencën “Kodra e Diellit”.

Sipas sqarimeve të SPAK për Euronews Albania, bëhet fjalë për dy vila me dy pronarë në hipotekë, të cilat në fakt janë bashkuar nga brenda dhe kthyer një vilë e vetme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026