Kryeministri i Australisë do të marrë pjesë në samitin e NATO-s
Kryeministri australian Anthony Albanese tha të premten se do të marrë pjesë në një takim “të rëndësishëm” të NATO-s në Madrid në fund të muajit.
Aleanca e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kërkon të forcojë më tej lidhjet e saj pas Luftës së Rusisë në Ukrainë, raporton Reuters.
Australia, një nga kontribuuesit më të mëdhenj jashtë NATO-s në mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën, ka furnizuar ndihma dhe pajisje mbrojtëse, duke ndaluar eksportet e aluminit në Rusi.
“Unë do të shkoj në NATO si prioritet për të mbështetur popullin e Ukrainës që të ngrihet kundër kësaj sjelljeje të paligjshme të Rusisë”, tha Albanese.
Në samitin e 29-30 qershorit në Madrid, udhëheqësit e NATO-s do të diskutojnë reformën afatgjatë të aleancës.
Albanese nuk pranoi të konfirmojë zërat se ai kishte marrë një ftesë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për të vizituar Kievin.
Një raport në gazetën Sydney Morning Herald tha se Zelensky i dërgoi një letër Albanese për ta uruar atë për fitoren e tij në zgjedhjet e këtij viti.
Australia ka vendosur sanksione ndaj qindra individëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë shumicën e sektorit të saj bankar dhe të gjitha organet përgjegjëse për borxhin sovran të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti