Kryeministri i Spanjës viziton Tiranën të hënën

31 Korrik 2022 | 13:01

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të zhvillojë një vizitë zyrtare të hënën në Tiranë.

Mësohet se Sanchez do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe në orën 10:00 pritet të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sanchez po zhvillon një tur ballkanik dhë ndër çështjet që do të jetë në fokus është zgjerimi i Bashkimit Evropian.

Ai u takua në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç ku theksoi se Spanja e mbështet Serbinë kur është fjala për Kosovën, por se duhet të respektohet integriteti territorial.

Gjatë takimit të liderëve të BE-së në Bruksel në fund të qershorit, Sanchez vendosi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendet e Ballkanit Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu lidhur me zhvillimet e protestës në Tiranë. Tare ka komentuar...
13:37 | 26/06/2026

Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, nga protestat tek investimet. Tare është ndalur...
13:27 | 26/06/2026

Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, njëherazi drejtuese politike e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, ka reaguar pas lajmeve dhe postimeve të shpërndara...
13:14 | 26/06/2026