Kryeministrja daneze në Shqipëri: Ju mbështesim në rrugën tuaj drejt BE-së
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka mbajtur një konferencë për mediat gjatë vizitës së saj në Shqipëri.
Ajo u shpreh se e vlerëson partneritetin me vendin tonë dhe shpreson në forcimin e bashkëpunimit.
“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën shumë të brishtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se përkushtimi juaj ndaj vlerave evropiane është i rëndësishëm dhe po kështu kjo është pjesë mjaft e fortë e çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. E di që është një punë mjaft e madhe dehe kërkon shumë zgjidhje, shumë reforma, por unë e di që ju keni kapacitetin për ta bërë këtë dhe ne ju mbështesim fort në rrugëtimin dhe drejtimin tuaj,” – u shpreh Frederiksen.
Ajo theksoi se do të rrisin bashkëpunimin edhe për rikuperimin nga pasojat që lufta në Ukrainë ka lënë në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet