Kryemintri britanik reagon për largimin e trajnerit të Anglisë

16 Korrik 2024 | 15:33

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka shprehur mirënjohjen e tij  në një postim në platformën X për ish-trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate. 53-vjeçari, i cili drejtoi “3 Luanët” për 8 vite, i ka thënë lamtumirë këtë të martë finalistëve të Euro 2024.

“Koha e Gareth si trajner i anglisë do të mbahet mend për kthimin e shpresës dhe besimit për të cilin vendi kishte thirrur për kaq kohë. Ai dhe ekipi i tij na kanë dhënë shumë. Askush nuk do ta harrojë vrapimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në 2018 osë dy finalet tona të para në Evropë. “- shkruan kryeministri.

Më tej, mes rreshtave a e ka quajtur ish-trajnerin si mentor të talenteve të shkëlqyera që ka ekipi i Anglisë.

“Në çdo hap të rrugës ka mbajtur mbi supe ëndrrat e vendit me dinjitet dhe nder. Unë bashkohem me të gjithë sot duke i falenderuar Gareth dhe ekipin e tij për gjithcka që kanë arritur dhe për hedhjen e themeleve për suksesin e ardhshëm.” – përfundon kryeminstri Starmer.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026