Kryenin gjueti të paligjshme, arrestohen pesë persona në Shkodër
Policia e Shkodrës ka arrestuar 5 shtetas, pasi u kapën në flagrancë gjatë natës së djeshme, në fshatin Rragam, duke kryer gjueti të paligjshme.
Në kuadër të operacionit të koduar “Hunters”, janë arrestuar shtetasit E. F., 30 vjeç, E. M., 36 vjeç, K. D., 36 vjeç, V. N., 29 vjeç dhe S. S., 23 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Sipas raportimeve, policia ka bërë të ditur se: “Gjatë kontrolleve, në fshatin Rragam, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 shtetas që kryenin gjueti të paligjshme. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, u gjetën: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu teke, 1 armë gjahu shotgan, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. M., u gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Satiava, e cila u sekuestrua gjithashtu në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së eger” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
LEXONI GJITHASHTU:
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 17:33 FIFA zgjedh një arbitër evropian, zbulohet se kush do të arbitrojë finalen e Kupës së Botës
- 17:26 Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat