Kryenin vjedhje në qytetin e Korçës, arrestohen 2 të rinj. Çfarë ju sekuestrua
Dy të rinj në qytetin e Korçës të moshave 23 dhe 15 vjeç janë arrestuar në flagrancë ndërsa tentuan të kryenin një vjedhje te “Qyteza e fëmijëve”.
Nga hetimi rezultoi se edhe më herët këta dy të rinj kanë kryer vjedhje në dyqanin e një personi si dhe kanë tentuar të vjedhin në një banesë tjetër.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 celularë
“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 23 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç, banues në Korçë, pasi janë kapur në lagjen nr. 10, në tentativë për të vjedhur tek “Qyteza e fëmijëve”.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se këta shtetas, në lagjen nr. 9, Korçë, kanë vjedhur 7 celularë në dyqanin e një shtetasi, si dhe në lagjen nr. 13, kanë tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi tjetër. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 celularët e vjedhur”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse