Kryepeshkopi Janullatos feston 95-vjetorin, Begaj mesazh urimi
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, feston sot 95-vjetorin e lindjes. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shpreh mirënjohjen dhe urimet për kreun e saj, duke i uruar Kryepeshkopit jetë të gjatë dhe të bekuar në shërbim të komunitetit.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjithashtu ka uruar Kryepeshkopin Janullatos për ditëlindjen e tij, duke zhvilluar një bisedë telefonike me të. Në mesazhin e tij, Begaj vlerësoi kontributin e Kryepeshkopit në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri, duke i uruar shëndet dhe suksese në vijimin e misionit të tij shpirtëror.
Në bisedën telefonike që Begaj pati me Kryepiskopin Janullatos, ndër të tjera Presidenti i Republikës u shpreh: “Uroj që të keni shëndet për të vazhduar misionin në krye të Kishës dhe Ju shpreh mirënjohje dhe falenderime për kontributet e çmuara në rindërtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqiperisë”.
Njoftimi:
Me rastin e 95 – vjetorit të lindjes, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos, mori urime të shumta nga personalitetet e Shtetit Shqiptar. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Z. Bajram Begaj, ndër të tjera i uroi shëndet për të vazhduar misionin në krye të Kishës dhe shprehu mirënjohje e falënderime për kontributet e çmuara në rindërtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Gjithashtu, urime u përcollën nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, deputetë e ministra, kryetari i Komitetit Shteteror të Kulteve, z. Bulku; Kryetari i Bashkisë së Himarës, Z. Vangjel Tavo dhe drejtues të tjerë lokal; trupi diplomatik; personalitete të shquara të vendit nga fusha e artit, akademikë etj.
Nuk munguan urime të përzemërta edhe nga krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri dhe Këshilli Ndërfetar, si dhe krerë të Kishave të tjera Orthodhokse simotra në botë, p.sh. Patriarku i Rumanisë, Danieli etj.
Të shumta janë urimet nga i gjithë populli besimtar orthodhoks i Shqipërisë, klerikë e laikë, të cilët shprehën urimin për jetë të gjatë plot shëndet, si dhe mirënjohje e falënderime për punën misionin, vizionin plot përkushtim ndaj ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqëfale të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë









