Artan Hoxha: Pse e nxora 1 ditë para 21 janarit përgjimin e Gardës

23 Janar 2023 | 22:19

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se askush nga qeveria e sotme nuk ka pasur dijeni dhe nuk e ka dëgjuar audion e përgjimeve të gardës në 21 janar.

Hoxha tha se të vetmit në dijeni lidhur më të ishin familjarët e Aleks Nikës dhe prokurori i përgjithshëm që siç theksoi gazetari është vënë në dijeni për këtë çështje 6 muaj më parë dhe nuk ka pasur asnjë reagim.

“Unë e dija që politika do ta shfrytëzonte, por që sot kujtohet edhe qeveria të bëjë kallëzim, unë skam lidhje me këto kallëzim, jam marrë vetëm me familjarët e Aleks Nikës që kanë të drejtë të dinë kush e vrau djalin e tyre. Unë e kam nxjerrë materialin një ditë para 21 janarit për të fajësuar edhe qeverinë e sotme që në 21 janar do bënte homazhet e radhës. Asnjë nga ata zyrtarë të kësaj qeveri nuk e ka dëgjuar, nuk e di dhe s’ka pasur informacion se këtë material s’ia kam dhënë askujt. Kemi vënë në dijeni, bashkë me familjen e Aleks Nikës vetëm prokurorin e përgjithshëm që në 27 korrik të vitit të shkuar dhe meqë ai nuk veproi që t’ia kalonte çëshjen SPAK atëherë vendosa të publikoj indicien që të çon te prova”, tha Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026