English

Kryesia e PD miraton rezolutën: Do mbrojmë parimet demokratike në vend

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në mbledhjen e mbajtur mëngjesin e kësaj të hëne, miratoi një rezolutë, të cilën e cilëson si tepër të domosdoshme për ruajtjen e parimeve demokratike në vend.

- Advertisement -

PD bën me dije se maxhoranca me Rithemelimin kanë një marrëveshje që mund të prekë reformën në drejtësi dhe nënvizon se nuk do ta lejojë atë.

Në rezolutën e Partisë Demokratike renditen disa nga prioritetet e kësaj force politike të cilat janë: hapja e listave, sigurimi i votës së diasporës, Shqipëria një zonë zgjedhore, votimi elektronik dhe mbrojtja e reformës zgjedhore si

NJOFTIMI I PD:

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e mbledhur sot me datë 7 prill 2024, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore, nën dritën e zhvillimeve më të fundit politike dhe institucionale, konstaton se:

– Reforma në drejtësi është duke dhënë rezultatet e para konkrete inkurajuese në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë;

– SPAK dhe GJKKO gëzojnë sot mbështetjen më të lartë dhe besimin më të madh publik;

– Për këto shkaqe Partia Socialiste dhe disa deputetë të zgjedhur me vota opozitare, janë bashkuar në akte parlamentare, të realizuara në mungesë të plotë të transparencës , si një përpjekje për të dekurajuar këto arritje, si dhe krijimin e një atmosfere politike që trysnon organet e reja të drejtësisë;

– Bashkimi i votave, si një front i konsoliduar, për të amnistuar veprat penale të korrupsionit dhe sinkronizimi i qëndrimeve kundër SPAK dhe organeve të reja të drejtësisë, janë akte të qarta në këtë drejtim;

Si dhe,

– Sabotimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke rrëzuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese;

– Tentativa për mbajtjen në fuqi të sistemit të listave të mbyllura dhe përjashtimi nga e drejta e votës të shtetasve shqiptarë në diasporë;

Janë akte që minojnë ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Partia Demokratike e Shqipërisë i konsideron këto zhvillime si një kërcënim për demokracinë dhe rendin ligjor.

Partia Demokratike shpreh me forcë angazhimin e saj të palëkundur për:

– Forcimin e institucioneve demokratike;

– Vendosjen e barazisë përpara ligjit si parim themelor kushtetues;

– Ndarjen e pushteteve, si garancia kryesore e një qeverisjeje të mirë dhe transparente;

– Mbështetjen e pakushtëzuar dhe pa rezerva për sistemin e drejtësisë, në përpjekjet kurajoze për rivendosjen e ligjshmërisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë;

– Një Sistem Zgjedhor që siguron garën e hapur, barazinë e votës dhe votën e diasporës, duke i qëndruar me vendosmëri propozimeve tona për:

o Lista të hapura;

o Shqipëria një zonë zgjedhore;

o Mundësimi i votimit të diasporës;

o Votimi dhe numërimi elektronik.

Partia Demokratike siguron opinionin publik se do të ndërmarrë çdo hap në mbrojtje të këtyre parimeve demokratike.

Partia Demokratike i rikonfirmon partnerëve ndërkombëtarë angazhimin e saj politik për të çuar përpara përpjekjet e përbashkëta për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?