Kryetari i PD në Roskovec kallëzon në SPAK kryetaren e bashkisë

19 Prill 2023 | 10:58

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Roskovec, Emels Xhaxhaj ka depozituar kallëzim penal për kryetaren e bashkisë së këtij qyteti, Majlinda Bufin.

Ai e akuzon për abuzimet me tenderat. Pas daljes nga SPAK, Xhaxhaj tha për mediat se tani e pa të arsyeshme të bënte kallëzimin, ndërsa tregoi se abuzimi ka ndodhur në vitin 2021.

Sipas tij prokuroria i ka të gjitha materialet e nevojshme për të marrë si të pandehur Majlinda Bufin, në mënyrë që ajo të japë llogari për taksapaguesit. Xhaxhaj sqaroi se edhe pse Roskoveci është bashkia me taksat më të larta, është dhe bashkia që është në prag të falimentit.

“Janë bërë shkelje në pabarazi në garë, ku kryetarja e bashkisë nuk ka bërë garë të ndershme, por ka zgjedhur si fitues gjithmonë njerëzit e vet që janë pranë bashkisë, që punojnë aty për kryetaren e bashkisë, që bëjnë pazare dhe blejnë vota për kryetaren e bashkisë dhe këto janë tendera preferenciale,” – u  shpreh Xhaxhaj.

Ai tregoi se bëhet fjalë për 1 tender 42 milionë lekë të vjetra, një tjetër 200 milionë dhe një tjetër 24 milionë. Këto abuzime janë bërë në “kurriz” të rikonstruksioneve të rrugëve apo shkollave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026