Ku është Mirel Mërtiri? Gazetari tregon dy adresat e të kërkuarit të drejtësisë

16 Nëntor 2022 | 22:34

Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar në emisionin “Now” në Euronews Albania dy adresat se ku mund të ndodhet Mirel Mërtiri, i kërkuar nga drejtësia pasi është i përfshirë në aferën e incenerëtorëve.

Fundo theksoi se ai ka një adresë në Holandë dhe një në Austri ndërsa tregoi se para 5 ditësh Forcat Speciale kanë zbarkuar të një pallat pas stadiumit “Air Albania”, aty ku dhe jetonte Mërtiri mirëpo ky i fundit nuk ka qenë në banesë.

“Unë di që para 5 ditësh Forcat operacionale  kanë shkuar te pallati “Ambasador 3” prapa stadiumit “Air Albania” pasi atje jeton por nuk e kanë gjetur në banesë.  Pasi është verifikuar sistemi TIMS, ai rezulton se ndodhet jashtë. Mërtiri sipas padisë që më ka bërë mua, ka një adresë në Holandë, ka një adresë në Austri”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur për Now me Erla Mëhillin lidhur me aktualitetin në vend, konkretisht me protestën qytetare që zhvillohet...
22:25 | 30/06/2026

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka folur në Now në Euroneës Albania lidhur me protestën pas 31 ditëve të zhvilluara. Klosi tha se...
22:04 | 30/06/2026