Ku ndryshon shpallja non-grata nga financimet ruse në PD, sipas Berishës

16 Shtator 2022 | 13:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se shpallja e tij non-grata nga SHBA-të dhe rasti i financimit rus për këtë forcë politike kur Lulzim Basha ishte në krye, janë të ndryshme.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se ai u shpall non-grata pa asnjë dokument apo fakt, ndërsa për financimet ruse po flitet për emra konkretë dhe kompani që kanë kryer transaksione.

“Në rastin tim është ndryshe. Deri tani një vendim si në materia pas asnjë akt dokument. Ju nuk keni parë, jeni dëshmitar që nuk keni parë qoftë edhe një fakt. Unë kam thënë që fakti i parë që do paraqitet unë marr vendim. Por kam thënë edhe 100 vite po të kërkojnë nuk do të gjejnë një të vetëm.

Në këte rast flitet për personazhe ruse me emra, për binjatën, kompani ruse në Skoci, për fonde 500 mijë dollarë, për një dosje të mbyllur nga Rama me mashtrime, janë kaq shumë dokumente që nuk ka përgjigje. Ka mbyllje të një dosjeje pa hetim. Kryetari e dinte, por u mor peng nga Rama. E kam pyetur, a i ke zbatuar rregullat e transaksioneve, plotësisht tha”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026