Kufizimet e peshkimit në Pogradec, dhjetëra peshkatarë dalin në protestë: Ky vendim na lë pa punë
Dhjetëra peshkatarë në Pogradec dolën këtë të premte në protestë, duke denoncuar atë që e cilësojnë si bllokim arbitrar të aktivitetit të tyre dhe goditje të drejtpërdrejtë ndaj të ardhurave të familjeve që jetojnë prej liqenit.
Sipas peshkatarëve, kufizimet e vendosura me argumentin e periudhës së shtimit të peshkut të llojit “klen” po zbatohen padrejtësisht edhe për specie të tjera, përfshirë koranin, për të cilin ata pretendojnë se nuk ka asnjë ndalim në këtë sezon.
Ata akuzojnë Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit për mungesë transparence dhe vendimmarrje të njëanshme që po i lë pa punë.
Debatet u zhvendosën edhe në takimin e zhvilluar mes peshkatarëve, kryetarit të OMP-së Adriatik Dokollari dhe sekretarit të Bashkisë Pogradec. Takimi u shoqërua me tensione dhe diskutime të forta mbi mënyrën e zbatimit të kufizimeve në liqen.
Nga ana e tij, Adriatik Dokollari deklaroi se kufizimi lidhet vetëm me peshkun klen dhe jo me speciet e tjera. Sipas tij, e ndaluar mbetet vetëm metoda e peshkimit me rrjeta sipërfaqësore.
Ai shtoi se për problematikën është vënë në dijeni edhe Ministria e Bujqësisë, por deri tani nuk ka pasur një përgjigje konkrete për ndryshimin e rregullave ekzistuese.
Në përfundim të takimit, peshkatarët firmosën një peticion me kërkesat e tyre, i cili pritet t’i dërgohet Ministrisë së Bujqësisë për shqyrtim.
Aktualisht, në vijën liqenore të Pogradecit ushtrojnë aktivitetin mbi 120 peshkatarë, të cilët paralajmërojnë se protesta do të vijojë nëse situata nuk merr zgjidhje.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro