“Kujdes, syrin e kam te ty”, Dyrnjaja: Goditja që Balla pritet t’i japë Ardi Veliut

17 Korrik 2023 | 21:27

Gazetari Denis Dyrnjaja është  shprehur se Ministri i Brendshëm Taulant Balla do ta ketë mirë vetëm me kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se me të tjerët do ta luajë bukur lojën.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Balla erdhi në postin e Ministrit të Brendshëm ndërsa nënvizoi shumë shpejt mund të lirojë dhe nga detyra Ardi Veliun.

“Balla do ta ketë mirë vetëm me Ramën. Do ta luaj lojën lezetshëm. Sot terrenin e kontrollon ose krimi ose policia. Ne na e kontrollojnë të dyja sepse janë bashkë. Në listëpagesash e bosave të krimit janë dhe shefa komisariatesh.  Kemi një njësim. Balla do të arrijë ta bëjë këtë ndarje për efektin e vetë, pra do të krijojë një goditje. Balla do të krijojë një impakt. Brenda fjalimit pranoi falimentin e policisë. Nëse ka shefa komisariatesh që bëjnë rrotacione, krimi vazhdon të jetë po aty, pra pasurohet dhe në terren nuk ndodh asgjë.  Balla erdhi me dorën e fortë dhe kam frikë se nuk do bëjë atë që thotë. I përmendi emrin Ardi Veliut. Kjo nuk ishte rstësore. Shumë shpejt mund ta shohim dhe të liruar nga detyra, Ishte një biskotë paraprake për t’i thënë që kujdes syri dhe veshi im është ende tek ty”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026