Kujtim Cakrani: Janë mbi 10 mijë të vrarë për shkak të konflikteve për pronat

27 Nëntor 2022 | 22:20

Avokati Kujtim Cakrani është shprehur se në këto 30 vite, janë vrarë 10 mijë persona për shkak të konflikteve që kanë pasur për pronat.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ai tha se politika nuk ka pasur asnjëherë dëshirën për të zgjidhur problemin e pronave.

“10 mijë ka arritur numri i të vrarëve në Shqipëri për shkak të pronave në këto30 vite. Problemi për pronat në Shqipëri ka qenë gjithmonë problem politik. Politika nuk ka pasur asnjëherë dëshirën për të zgjidhur problemin e pronave. Kjo është ajo për të cilën qytetarët duhet të jenë të bindur se nëse kanë konflikte për pronat e kanë vetëm nga politika”- tha ai.

https://youtu.be/gOUPjM88TbU

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026