“Kukullave të non gratës s’u jepet oksigjen”- Veliaj refuzon përballjen me Këlliçin
70 për qind e qytetarëve të Tiranës, të pyetur nga Barometri janë përgjigjur se duan një debat ballë për ballë mes dy kandidatëve kryesorë për bashkinë Veliaj-Këlliçi.
Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha në një intervistë në emisionin Review në Euronews Albania se t’u japësh kohë televizive atyre që i cilësoi si kukulla të non gratave, është si t’i amnistosh ata.
Veliaj u shpreh se ai është aty ku është për të marrë vendime dhe vendimi i tij në këtë rast do të jetë i drejtë për SHBA si partneri më i madh strategjik i vendit.
“Unë jam këtu të marr vendime; do t’i dëgjoj të gjithë, por do marr vendime. Kukullat e Berishës dhe Metës që janë shpallur non grata, t’i amnistojmë me kohë televizive, nuk është një detyrë që ne duam ta marrim përsipër. Sot përdoret një taktikë që Berishë dhe Metës t’u jepet oksigjen dhe kandidatët e tyre janë për t’u dhënë frymëmarrje këtyre non gratave. Do marrë një vendim të drejtë për SHBA si partneri ynë strategjik”, tha Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit