Kulmi i sezonit të gripit, shefja e Spitalit Infektiv këshillon qytetarët, masat që duhet të merrni
Me uljen e temperaturave, në vend janë shtuar ndjeshëm rastet e virozave dhe pacientëve që paraqiten në spital me shenja gripi. Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo tregoi disa masa parandaluese ndaj gripit, teksa theksoi se ky i fundit nuk duhet neglizhuar.
Ulja e shpejtë e temperaturave dhe moti i ftohtë në vend i kanë lënë terren virozave dhe gripit. Në dy javët e fundit sezoni i gripit ka arritur kulmin, teksa në spitale është regjistruar dhe fluksi më i madh i pacientëve.
“Sezonin që jemi paraqet një fluks disi të shtuar, që është normal kryesisht, ku pjesa më e madhe e pacientëve kanë sëmundjen respiratore, që është sëmundja e gripit, janë pacientë që kanë nevojë për t’u shtruar në spital”, tha znj. Najada Çomo
Më të rrezikuarit janë të sëmurët kronikë, por sipas shefes së Spitalit Infektiv, Najada Como, askush nuk duhet të neglizhojë gripin, pasi mund të ketë pasoja të rënda.
“Gripi është sa sëmundje e lehtë aq dhe sëmundje e rëndë. Flasim për situata të rënduara, ku kryesisht më e rënduar paraqitet situata në pjesën e mushkërive, e dyta është rëndimi që mund të japin tek rëndimi i Sistemit Nervor Qendror, dhe e treta është rëndimet që kemi në pjesën e zëmrës”-shtoi Shefja e Spitalit Infektiv.
Por, kur duhet të paraqiten pacientët te mjeku?
“Temperaturat vazhdon në shifra të larta, kolla shtohet, dhimbja e kokës shtohet. Këto janë shenja që e ke kaluar stadin për të qëndruar në kushte shtëpie, por pa diskutim duhet të shkosh tek mjeku i familjes”- shtoi mjekja.
Ndër gripet më rrezikshme që po qarkullojnë janë ato A dhe B, raste të së cilave janë regjistruar dhe në spitalin infektiv.
Mjekja Çomo këshillon qytetarët të jenë të kujdesshëm, teksa tregon dhe mënyrat për të parandaluar gripin.
“ Mbrojtja është që shmang kontaktet me personat që janë të sëmurë, ruaj kushtet higjieno-sanitare, pra larja e duarve dhe një element që duhet theksuar fort; kur njeriu ka teshtimë dhe kollë, zakonisht preferohet të teshtish dhe të kollitesh tek pjesa e bërrylit, me qëllim që dora jote që ua jep të tjerëve të mos bëhet shkak për transmetimin e virusit”,-pohoi shefja e Spitalit të Infektivit.
Sipas ISHP, çdo javë janë rreth 11 mijë raste që trajtohen për infeksionet respiratore, teksa po sipas ISHP-së, situata është normale për stinën.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë