Kultivuan 194 bimë kanabisi pranë banesës, arrestohen babë e bir në Tepelenë
Policia e Tepelenës ka vënë në pranga dy shtetas, babë e bir, pasi dyshohet se kishin kultivuar 194 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa pranë banesës së tyre në fshatin Mezhgoran.
Operacioni u zhvillua në kuadër të planit operacional “Koordinata”, që synon evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike. Kontrolli i territorit u realizua edhe me dronë, çka bëri të mundur lokalizimin e parcelës me bimë narkotike.
Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë shtetasit M. C., 64 vjeç dhe E. C., 35 vjeç. Gjithashtu policia njofton se një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje përmes djegies.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Policia thekson se kontrollet në territor do të vijojnë me intensitet të lartë për të parandaluar dhe goditur çdo aktivitet të paligjshëm në fushën e narkotikëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona