Kupa e Italisë, Atalanta i beson formës pozitive që po kalon
Finalja e parë për Atalantën luhet mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku sfidon Juventusin në kupën e Italisë.
Forma pozitive që po kalon skuadra e Gasperinit jep siguri dhe për një tjetër duel që mund të mbyllet me ngritjen lart të trofeut, në kompeticionin që për nga rëndësia është i dyti në Itali. Në anën tjetër vijnë ata, të zotët, Juventusi njëkohësisht ekipi që e ka fituar plot 14 herë trofuen, por bardhezinjtë nuk janë në epokën kur prodhonin spektakël.
Juventusi vjen në këtë pikë të garës, pasi më herët eliminoi Lazion, ndërsa Atalanta përmbysi Fiorentinën. Angazhimet e bergamaskëve përgjatë gjithë sezonin kanë qenë të shumta, pasi paralelisht luftuan në kampionat, kupë dhe Europa League, ku po ashtu zhvillojnë një tjetër finale, atë ndaj Leverkusen. Për torinezët koha e rikuperimit ka qenë e mjaftueshme, por jo e frytshme, ndaj shpëtimi i sezonit është vetëm kupa e Italisë.
Sa i përket formacioneve të mundshme, Allegri pritet ta nisë me Szczęsny; Gatti, Bremer, Rugani; Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Chiesa. Gasperini në anën tjetër do ti besojë së njëjtës skemë 3-4-2-1 me Carnesecchi; de Roon, Hien, Djimsiti; Zappacosta, Pasalic, Ederson, Ruggeri; Koopmeiners, De Ketelaere; Scamacca. 33 herë janë përballur të dyja ekipet, 19 fitore bardhezinjtë, 11 barazime dhe 3 që i takojnë Atalantës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu