Kupa e Ligës në Angli: Eliminohet Arsenal, Tottenham përballet me Liverpool

8 Janar 2025 | 11:44

Forma e mirë e Newcastle në kampionat është pasqyruar edhe në Kupën e Ligës, ku ata arritën të regjistrojnë një tjetër fitore ndaj një kundërshtari pretendent siç është Arsenali. “Qymyrxhinjtë” zhvilluan një tjetër ndeshje të shkëlqyer, duke shënuar dy gola në transfertë dhe e siguruar fitoren e shtatë radhazi në të gjitha kompeticionet.

Pavarësisht tentativave të Arsenalit, të cilët dukshëm ishin më kërkues, goli i parë u shënua nga suedezi Alexander Isak në minutën e 37′. 6 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Anthony Gordon shënoi për të dyfishuar avantazhin, me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fund të takimit.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 5 shkurt. Po atë mbrëmje, do të luhet edhe gjysmëfinalja tjetër mes Tottenham dhe Liverpool. Dueli i fundit mes këtyre dy skuadrave, i zhvilluar më 22 dhjetor në kampionat, prodhoi një spektakël të vërtetë, me 9 gola të shënuar – 6 për Liverpool dhe 3 për skuadrën e drejtuar nga Ange Postecoglou.

Favorit në këtë përballje cilësohet Arne Slot, ndërsa Tottenham vuajnë disa mungesa të rëndësishme, ndërsa Liverpooli është i plote përveç mungesës së Gomez.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026