Kuqezinjtë mblidhen të hënën në Tiranë, më 6 shtator udhëtimi drejt Çekisë

3 Shtator 2023 | 19:43

Pak ditë më parë Sylvinho publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar në prag të dy përballjeve decisive ndaj Çekisë dhe Polonisë. Këtë të diel është zyrtarizuar dhe programi stërvitor e ai mediatik i kuqezinjve, të cilët do të mblidhen në Tiranë të hënën e 4 shtatorit.

Tekniku Brazilian ka vendosur që t’i grumbullojë lojtarët menjëherë, ndërsa në orën 17 të ditës së hënë do të mbahet dhe seanca e parë stërvitore.

2 ditë do të qëndrojnë lojtarët përpara sfidës ndaj Çekisë, ndërsa ky është ballafaqimi i parë mes skuadrave në këto kualifikuese drejt Euro 2024. 25 lojtarë janë në dispozicion për të dyja përballjet, pa marrë parasysh ndonjë dëmtim të minutave të fundit, ndërsa me të mbërritur në kryeqytet do të nisë stërvitja.

Kujtojmë se lista e lojtarëve të grumbulluar kishte disa surpriza mes tyre Muja e Daku, por edhe një rikthim i madh siç është sulmuesi Odise Roshi. Sulmuesi fierak nuk është grumbulluar në ndeshjet e mëparshme për shkak të dëmtimit, ndërsa tani është 100% gati për të dhënë kontributin e tij.

Asnjë lojtar nga Superliga Shqiptare nuk arriti ta bindte Sylvinhon, pavarësisht ecurisë pozitive në Evropë edhe të Partizanit. Më 7 shtator Shqipëria përballet me Çekinë, ndërsa 3 ditë më pas pret në shtëpi Poloninë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026