Kur do ta njohë Serbia Kosovën? Eksperti: Kjo është përcktuar dhe vendosur që….
Gerald Knaus, themelues i Nismës Evropiane të Stabilitetit, është shprehur se njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të arrihet.
Komentet Knaus i bëri në emisionin ‘Balkan Talks’ me moderatorin Franko Egro në Euronews Albania, ku tha se këtë gjë e ka parashikuar edhe diplomati Marti Ahtisari, i cili sipas tij, 17 vite më parë ka deklaruar se ‘asnjë sasi bisedimesh shtesë, cilido qoftë formati, nuk do ta kapërcejë këtë ngërç.’
Ai tha gjithashtu se këtë e vërteton edhe deklarata e kryeministrit të ri të Serbisë, që tha se Kosova nuk do të jetë kurrë shtet.
“Ndonjëherë është ide e mirë t’u drejtohesh njerëzve që janë më të zgjuar se unë. Për shembull, fituesi i çmimit Nobel për paqen, Marti Ahtisari. Ai fitoi një çmim Nobel për paqen, ishte një nga diplomatët më të dalluar në dekadat e fundit në botë dhe ai tha, kanë kaluar 17 vjet, në mars 2007, se diskutimet për statusin mes Kosovës dhe Serbisë ishin shteruar, nuk shihte asnjë mundësi për një përparim në këto diskutime, në fakt, tha në raportin e tij në OKB, po e citoj: ‘Asnjë sasi bisedimesh shtesë, cilido qoftë formati, nuk do ta kapërcejë këtë ngërç.’ Kjo ishte 17 vjet më parë. Është e vërtetë edhe sot. Tentojnë, përpiqen, siç ka bërë BE-ja në vitet e fundit, amerikanët, por shumë të tjerë pas Ahtisarit, të bashkojnë Beogradin dhe Prishtinën, Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar.
Në fund të fundit, njohja dhe statusi nuk do të funksionojnë dhe ne e pamë kryeministrin e ri të Serbisë në deklaratën e tij të parë duke iu referuar të ashtuquajturit shtet i Kosovës, që nuk do të jetë kurrë shtet. E po, ky është fundi i diskutimeve, apo jo? Ahtisari e dinte këtë dhe ishte i zgjuar të propozonte më pas një rrugë tjetër për zhvillimin e paqes që të gjithë në Ballkan do të përfitonin. S’kërkonte të arrinte një marrëveshje të pamundur”, tha Knaus.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet