Kur duhet të bëhet rivlerësimi i pasurive të paluajtshme? Eksperti sqaron qytetarët
Gazetari i Ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, është shprehur se rivlerësimi i pasurive të paluajtshme duhet të bëhet në rastet kur banesa do të shitet apo jepet me qera.
Komentet Sejdarasi i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se nga rivlerësimi i pasurive përfiton vetëm qeveria dhe jo buxheti i shtetit.
Ai tha se qeveria nxjerr vendim për rivlerësim të pasurisë kryesisht gjatë kohës së fushatave elektorale, kur ka nevojë për para.
“Shoqata ka bërë punën e vetë. Ju përmendët një deputete që ka bërë një propozim. Ai propozim ka mbetur vetëm në sirtarët e Kuvendit. Por ai propozim ka mbrapa një buxhet dhe qeveria duhet të bëjë faturën financiare të atij propozimi. Ai propozim nuk do të merret në konsideratë brenda këtij sesioni parlamentar.
Brenda vitit 2024 një ministër dhe një drejtor kanë ndjerrë një udhëzim të përbashkët, që cakton tatimin mbi të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të paluajtshme. Agjencia e Kadastrës dhe Ministria e Financës firmosën një udhëzim që përcakton se ç’do të ndodhte me pasuritë e paluajtshme në 2024. Qeveria shqiptare ka fituar 13.6 miliardë lekë, në të gjitha fushatat. Ministri i Financave në në 2020-2022 i tha kryeministrit nëse do para unë t’i gjej menjëherë.
Dhe ishte pikërisht ai buxhet. Rivlerësimi i pasurisë bëhet nga ata qytetarë apo subjekte që kanë nevojë ta tjetërsojnë pasurinë. Nuk mund të bëhet nga kushdo. Në një nga rivlerësimet kemi 96 mijë e 400 njerëz që kërkuan të bënin rivlerësimin e banesës.
Asnjëri prej tyre nuk kishte nevojë ta shiste shtëpinë dhe ta jepte me qera. Rivlerësimi bëhet që të kesh çmimet e tregut. Këtu fiton vetëm qeveria, nuk fiton buxheti i shtetit. Kjo ndodh për shkak të mungesës së informimin”, tha Sejdarasi.
LEXONI GJITHASHTU:
Conad feston 20 vite suksesi dhe revolucioni në tregun shqiptar
Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
- 13:56 Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
- 13:52 Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
- 13:41 Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”