English

‘’Kur era vajton luftë’’, ekspozita e fotografit Enri Canaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

‘’Kur era vajton luftë’’, kështu quhet ekspozita e fotografit Enri Canaj, i cili portretizon njerëzit dhe historitë e tyre të emigrimit, një prej të cilave e ka përjetuar edhe ai.

- Advertisement -

Përmes fotografisë së tij Enri rrëfen gjendjen e vështirë të refugjatëve duke e bërë atë ndër të vetmit fotografë në Shqipëri që tregon histori nëpërmjet fotografisë.

Këtu kemi një njeri i cili në trampolinën e tij, ka kapërcyer me sukses dhe ka ruajtur me dinjitet ato që unë do t’i quaja hapa që ka vizualizuar subjektin në mënyrë perfekte. Kjo është një dhuratë, magji, një portë e hapur në 5-6 vitet që Enri ka bërë këtë histori. Mendoj që është një gjë shumë e bukur, tek ne nuk ka ekspozita të tilla, është një ndër të parat që bëhet, sepse ekspozita që tregojnë histori janë të pakta, ekspozita që tregojnë udhëtime të tilla janë pothuajse të pabotuara,” – u shpreh fotografi, Bevis Fusha.

I lindur në Shqipëri, dhe rezident në Greqi që prej vitit 1991, Enri është fitues i disa çmimeve, dhe disa vite më parë realizoi ëndrrën e çdo fotografi, duke iu bashkuar agjencisë më prestigjioze në botë, Magnum, që konsiderohet si vlerësimi më i mirë në karrierën e një fotografi.

Ekspozita e tij u kurua nga Sylvia Sachini, e lindur gjithashtu në Shqipëri, e cila kornizoi një narrative duke u frymëzuar nga libri fotografik i Canaj.

“Besoj se këto lloj veprash janë shumë të vështira për t’u përfaqësuar, por megjithatë mendoj se Enri e bën në një mënyrë shumë të ndjeshme. Në këtë ekspozitë ju mund të shihni dhimbjen dhe shpresën.

Mënyra se si e kemi kuruar është për të përfaqësuar shpresën më shumë se dhimbjen, prandaj kati i parë dhe kryesor ka foto të njerëzve në ditët e sotme, në shtëpitë e tyre të reja, me familjet e tyre, por gjithashtu nuk mund të lëmë pas dore nga vijnë ata dhe kur ngjitesh në katin e dytë mund të shohësh origjinën e gjithë këtij populli dhe si ata arritën të vijnë deri këtu,” – shpjegoi Sachini.

Fotografi i Time Lightbox, New York Magazine, Wall Street Journal, Vice, The Financial Times, Newsweek, Paris Match, Le Monde Diplomatique përçon përmes kësaj ekspozite mesazhin e të mos harruarit, mbijetesës dhe rrugën drejt të ardhmes më të mirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?