English

“Kurrë mos folsh për çështjen çame”- Idrizi përplaset me Manjanin: U sakrifikuam!

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, është përplasur në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania me juristin dhe ish-ministrin Ylli Manjani.

- Advertisement -

Idrizi tha se çështja çame është një çështje që i përket gjithë shqiptarëve dhe të gjithë duhet të bëjnë nga pak që kjo çështje të mos mbetet në “sirtar”.

Nga an tjetër, Ylli Manjani tha se kur nuk kanë bërë gjë qeveritë për çështjen çame, nuk i takon atij që të flasë për këtë çështje.

Idrizi në debat e sipër tha se popullsia çame është sakrifikuar që Greqia të mos pushtonte edhe të ashtuquajturin Vorio-Epir, ose zonat e Gjirokastrës dhe Korçës.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Manjani: Merre shembullin tim tani, po të dal nesër unë të flas për çamët, do më thonë nesër çami i dreqit dhe gjithë të tjerat.

Idrizi: Edhe ti i mungon kësaj historie, por që nuk njihje Napoleon Zervën, me ke habitur. Nuk të kam parë ndonjëherë Yllo që të flasësh për çështjen çame apo çështjen e ligjit të luftës. Sepse qeveritë legene, të cilat janë të intimiduara dhe bëjnë politikën me Greqinë, kanë nevojë për presion, sidomos nga PDIU në parlament, nga mediat dhe opinioni publik. Sepse po ta kishim bërë tonën kauzën e çështjes çame në studiot televizive, atëherë do të bëhet e madhe.

Manjani: Kur nuk e ka çarë kokën qeveria, ose partitë politike, atëherë çfarë jam unë. Fjala çam paragjykohet, sepse siç thonë greku i mu*it ashtu thonë edhe çami i mu*it.

Idrizi: Këtë nuk ta pranoj, jo ty po askujt. Kur ne erdhëm në Shqipëri, ai që ti e shake njerherë po që nuk e paske ditur, krimineli Enver Hoxha kishte marrëveshje me partizanët grekë, kundër partizanëve çamë dhe shqiptarëve çamë. Pasi na trajtoi si njerëz të dorës së dytë e të tretë, për efekte politike, kur shqiptarët e Çamërisë u sakrifikuan që Greqia të mos e merrte edhe Vorio-Epirin, pra Korçën dhe Gjirokastrën… Atë shizmën mos ma thuaj më as ti, asnjë. Hajde ta luftojmë racizmin bashkë. Ti mbron Fredi Belerin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?