Kurti dëshiron luftë dhe jo dialog, thotë Petkoviç

9 Gusht 2022 | 07:26

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me deklaratatën e tij të fundit ka treguar se dëshiron luftë e jo dialog.

Petkoviç u shpreh se nëse Kurti konfirmon se Asosacioni nuk do formohet, është e qartë se ao po kërkon konflikt në Kosovë, shkruan Euronews Serbia.

“Nëse Kurti konfirmon publikisht se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet kurrë dhe se serbët duhet të pranojnë vendime të njëanshme dhe të dhunshme për targat dhe kartat e identitetit, është e qartë për të gjithë se Kurti po fton për konflikte në Kosovë ”, u shpreh Petkoviç.

Ai ka vlerësuar se kjo është arsyeja pse Kurti në çdo deklaratë sajon ndikimin e Rusisë, sepse dëshiron jo vetëm të sulmojë Beogradin, por edhe të justifikojë veprimet e reja të njëanshme dhe të dhunshme kundër popullit serb në Kosovë.

Sipas fjalëve të tij, përpjekjet e Prishtinës për të imponuar agjendën e bisedimeve në Bruksel me disa ëndrra boshe për “njohje reciproke”, nuk janë gjë tjetër veçse një taktikë për ta bërë dialogun të pakuptimtë.

Për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Me kërkesë të ndërkombëtarëve, Qeveria e ka shtyrë zbatimin e këtyre vendimeve deri në shtator.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026