“Kurti do shkaktojë krizë të madhe në Veri”, çfarë paralajmëron deputeti Berisha
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha tha në një intervistë për Euroneës Albania se Albin Kurti do të shkaktojë një krizë të madhe në Veri.
Sipas tij kryeministri i Kosovës është me idenë e zhbërjes së pavarësisë dhe krijimin e një republike të re.
“Se sa do ta realizojë është çështje tjetër. Në këtë vend ka një kategori qytetarësh që i kanë dalë zot këtij vendi dhe do të jenë të gatshëm prapë. Procesin politik po e respektojmë sepse ne besojmë te partnerët ndërkombëtarë, te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët na kanë mbështetur edhe të lirohemi. Çdo vendim që e kemi marrë në harmoni me ta, kemi dalë të fituar. Çdo vendim që jemi ngutur ta marrim pa u koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, që na kanë ndihmuar të vijmë deri këtu ku jemi ne kemi dështuar dhe ky kryeministër, çdo vendim që e ka marrë është detyruar të tërhiqet me marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Ky ka një doktrinë udhëheqëse të vetën ku thotë se Millosheviçi realizoi objektivat e veta duke u përplasur me ndërkombëtarët dhe kjo është një shans për ne shqiptarët e Kosovës. Po përplasjet e ktij tani me partnerët ndërkombëtar? Shanc për kë janë? Përveçse Serbisë dhe Rusisë. Kjo është një strategji e Kurtit që ne duhet ta ndalim,” – u shpreh Berisha.
Sipas tij, Kurti duhet të kontrollojë shëndetin mendor sepse përplasjet e tij me ndërkombëtarët po çojnë në fundosjen e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë