Vuçiç: Surinami tërhoqi njohjen ndaj Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pretenduar se shteti i Surinamit e ka tërhequr njohjen ndaj Republikës së Kosovës. Këtë deklaratë, Vuçiç e ka bërë pas takimit që kishte me Albert Ramdin, ministër i Punëve të Jashtme nga shteti i Surinamit
“Jam i kënaqur që pata mundësinë të pres sërish shefin e diplomacisë së Surinamit, me të cilin shkëmbyem mendime për drejtimet e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore mes dy vendeve
Surinami ka një rëndësi të veçantë për ne, sepse me tërheqjen e njohjes së të ashtuquajturës Kosovë, u bë shembull për mbi 25 vende të tjera që atëherë bënë të njëjtën gjë.
Shfrytëzova rastin të falënderoj edhe Qeverinë e Surinamit për mbështetjen e kandidaturës së Beogradit për organizimin e Ekspozitës Ndërkombëtare Botërore #EXPO2027’, shkroi Vuçiç, në rrjete sociale.
Ndërkohë që Vuçiç vazhdon të konsideroj se ”pavarësia e Kosovës është e njëanshme“, dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare kjo çështje është hehdur poshtë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) qe e ka shqyrtuar një gjë të tillë. Serbia prej kohësh vazhdon një diplomaci aktive kundër anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe në atë që njihet tashme si tërheqje e njohjes së pavarësisë nga disa shtete që e kanë njohur Kosovën.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë