Kurti e akuzoi se mori 1 mln euro nga Beogradi, përgjigjet Jabllanoviç
Ish-kandidati për kryekomunar të Leposavicit, Aleksandër Jabllanoviç iu përgjigj kryeministrit Albin Kurti, i cili ishte shprehur se ai kishte marrë 1 mln euro nga Beogradi për t’u tërhequr nga gara.
“Në një sistem serioz demokratik sot në prokurori do te intervistoheshim ose zoti Albin Kurti, ose unë. Meqë jemi larg demokracisë, kryeministrit po i jap 1 banesë dhe 500 mije euro, po i kërkoj vetëm të më tregojë ku është apartamenti tjetër dhe pjesa tjetër e parave”, shkroi Jabllanoviç në Twitter.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar këtë të mërkurë qytetarëve serbë në Kosovë me një mesazh në gjuhën e tyre.
Ai tha se Jabllanoviç, i cili e kishte të sigurt fitoren në Leposaviç, është tërhequr nga gara dy ditë përpara zgjedhjeve, pasi ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd.
“Mund të mos jetë e vërtetë, por gjithsesi duhet të jetë bërë shumë presion apo ofertë shumë luksoze, gjë që e bëri Jabllanoviçin të thotë se nuk do të ‘gjuajë menjëherë penalltinë’”, është shprehur Kurti.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë