Kurti fushatë në RMV, i bashkohet koalicionit të opozitës shqiptare

25 Dhjetor 2023 | 10:53

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është përfshirë edhe zyrtarisht në garën për pushtet në Maqedoninë e Veriut duke iu bashkuar koalicionit të opozitës shqiptare në një koalicion.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti shkroi në Facebook se në hapjen e zyrës së përbashkët të këtij koalicioni në Shkup mori pjesë edhe Bekim Qoku, këshilltar i Kurtit.

“Më gëzon fakti që në këtë ditë të bukur, frontit tonë opozitar iu bashkëngjit edhe Lëvizja VETËVENDOSJE, dhe pas ndryshimit në Kosovë dhe Luginë, bashkërisht do e sjellim ndryshimin e shumëpritur edhe tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, shkruan Mexhiti.

Bekim Qoku, këshilltari Kurtit tha se LVV-ja “po bëhet shtylla e katërt e këtij fronti opozitar për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Maqedoninë e Veriut”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026