Kurti: Kemi dallime rreth marrëveshjes për të pagjeturit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Prishtina ka dallime konceptuale me Beogradin zyrtar lidhur me marrëveshjen për të pagjeturit.
Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti e pranoi se Kosova dhe Serbia kanë përafruar qëndrimet sa i përket marrëveshjes për të pagjeturit për të cilën po diskutohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Brukseli, por tha se Kosova insiston që të përdoret emërtimi “persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Beogradi zyrtar insiston të quhen vetëm persona të pagjetur, ne insistojmë të theksohet se kjo është bërë me forcë, është bërë me dhunë. Sepse ata nuk janë persona të pagjetur si shkak i fatkeqësive natyrore, por ne kemi familjarë që e dinë se personi i caktuar i uniformuar ose jo ua mori djalin ose vajzën. Pra, bëhet fjalë për rrëmbime, të cilët janë bërë me dhunë. Insistimi ynë është që të theksohet edhe kjo”, tha Kurti.
Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, vazhdojnë të jenë edhe 1,639 persona, kryesisht shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës
- 12:50 Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier
- 12:40 Lindjet me viza turistike, Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Nuk do t’iu rinovohet viza në të ardhmen
- 12:38 Rilindja Urbane 2.0’, Rama prezanton programin 1.5 mld euro: Autobusë elektrikë për të gjitha bashkitë
- 12:31 Rama: Rilindja urbane e ka kryer misionin e saj, kalojmë në moment tjetër
- 12:12 Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre
- 12:01 “Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë