“Kurti nuk është gati për negociata”, Vuçiç: Bisedimet s’kanë kuptim pa Asociacionin

13 Mars 2023 | 15:42

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i sheh të pakuptimta bisedat dhe negociatat për noramlizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse Prishtina zyrtare nuk pranon Asociacionin.

Kështu ka deklaruar presidenti serb para takimit me të dërguarin e posacëm të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak, i cili ka nisur këtë të hënë vizitën zyrtare në Beograd pas qëndrimit dyditor në Prishtinë, ku ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Do ta them si i shoh gjërat dhe çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Të mërkurën dhe të enjten, do të flas sa i përket Kosovës. Por nëse dikush nuk është i gatshëm as të bisedojë, e lëre më të zbatojë Asociacionin e komunave serbe, atëherë kjo nuk ka kuptim”, theksoi ai.

Takimi i radhës mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian do të mbahet më 18 mars në Ohër.

Fokusi i bisedimeve do të jetë udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën Vuçiç dhe Kurti, sipas kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borej, ranë dakord më 27 shkurt në Bruksel.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar...
17:12 | 03/07/2026

Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën...
16:54 | 03/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026