Kurti paralajmëron shtim të pranisë policore në Veri

6 Dhjetor 2022 | 22:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me intensifikimin e sulmeve në veri, që sipas tij po kryhen nga “banda kriminale” të cilat “paguhen dhe dirigjohen nga Serbia”, do të ketë edhe shtim të pranisë policore në këtë pjesë të shtetit.

Policia e Kosovës konfirmoi se më 6 dhjetor ka pasur disa incidente në kohën kur zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

“Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë”, shkroi Kurti në Facebook.

Zyrtarët komunalë zgjedhorë, nën shoqërinë e policisë, kishin tentuar sot të shkonin në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, por sipas autoriteteve, atyre iu pamundësua që të kryenin detyrat zyrtare.

Policia tha se zyrat e KQZ-së në veri janë dëmtuar me mjete të rrezikshme, përfshirë edhe “granata dore të prodhimit jugosllav”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026