Vuçiç nga Tirana: Do pyes popullin, qeverinë dhe veten për sanksionet ndaj Rusisë

6 Dhjetor 2022 | 20:27

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se është në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë u fol për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, ndërkohë që Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk i ka zbatuar ato.

Kjo pikë ishte përfshirë edhe në deklaratën zyrtare dhe Vuçiç tha se nuk është e natyrshme që Serbia të bëhet pjesë e asaj politike për shkak të dëmit që do të pësonte nga futja e saj, shkruan Euronews Serbia.

“Unë thashë se ne kemi qëndrimin tonë, por që e kemi kuptuar mirë mesazhin e BE-së, e kam kuptuar shumë mirë dhe përmes diskutimit të tetë apo nëntë përfaqësuesve të BE-së sot”, tha ai. Vuçiç u shpreh se i është përgjigjur drejtpërdrejt në pyetjet e përfaqësuesve të BE-së dhe se ata nuk vendosin për këtë.

“Do të pyes njerëzit në Serbi, parlamentin dhe qeverinë e Serbisë, dhe do të pyes edhe pak veten”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekrutimi i të riut në ushtri, përleshje të egra midis civilëve dhe ushtarëve ukrainas në Lviv (VIDEO)

Autoritetet ukrainase njoftuan sot se kanë nisur një hetim për incidentet që ndodhën dje në  Lviv në  Ukrainën perëndimore, lidhur me rekrutimin e një të riu nga personeli ushtarak, një...
19:35 | 09/07/2026

Mrekulli në SHBA, fëmija i shpallur i vdekur zbulohet gjallë pas 5 orësh në morg (FOTO)

Një djalë 18-muajsh në Arizona, SHBA, përjetoi një ngjarje të pazakontë pasi një mjek e shpalli të vdekur, pavarësisht se ekipet e shpëtimit këmbëngulnin se...
16:45 | 09/07/2026

Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do...
15:45 | 08/07/2026