Scholz: Nuk biem dakord me Serbinë për sanksionet, mosmarrëveshjet vazhdojnë

6 Dhjetor 2022 | 17:53

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz në një konferencë për mediat pas samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë tha se nuk bien dakord me Serbinë sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë.

Scholz konfirmoi se kishte folur me presidentin serb Aleksandër Vuçiç lidhur me këtë çështje, nga i cili mesa duket kishte marrë të njëjtin qëndrim.

“Është e qartë që ne kemi pritshmëri ka nga çdokush që dëshiron të na bashkohet. Unë fola edhe për politikat e vizave, ka pasur ndryshime dhe mendoj se do të ketë ndryshime të tjera në të ardhmen. Ne nuk biem dakord për sa i përket çështjes së sanksioneve, kjo nuk është diçka e re. Por, mosmarrëveshjet vazhdojnë ende”, iu përgjigj Scholz interesit të mediave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026