Kurti për takimin me Vuçiçin në Bruksel: Shkova për marrëveshjen finale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli në lidhje me takimin që pati në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërmjetësuar nga i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në një konferencë për mediat në Prishtinë pas mbledhjes së qeverisë, Kurti u shpreh se në takim nuk shkoi për çështjen e targave, por për të diskutuar për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kur ma kanë dërguar ftesën nga Brukseli që të shkojë në takim me presidentin e Serbisë, arsyeja kryesore pse kam shkuar nuk janë targat. Unë kam shkuar që të fillohet të diskutohet propozimi për marrëveshjen finale, se prandaj jam kryeministër.
Nuk mund të shkojë kryeministri në Bruksel me prioritet targat. Prej 18 gushtit, struktura e takimeve është e qartë, pika e parë korniza: korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Unë për këtë gjë kam shkuar. Ata hoqën dorë nga propozimi i BE-së”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë