“Kurti po bën apartheid” Propaganda serbe ekspozon kamionët me pamje të rreme në OKB

25 Shtator 2025 | 11:55

Disa kamionë të financuar nga Serbia, u vendosën në rrugët kryesore të Nju Jorkut, duke shfaqur në video-monitor gjigantë pretendime të pavërteta që sipas tyre dokumentojnë dhunën dhe “apartheidin” që po ndodh ndaj serbëve në Kosovë.

Në video-monitor shfaqet dhe fytyra e kryeministrit të kosovës Albin Kurti, i cili akuzohet nga serbët si personi përgjegjës i pretendimeve të rreme.

Pamjet përmbajnë gjithashtu pamje të krimeve të pretenduara të UÇK-së, si dhe të presionit që po ushtrohet mbi popullsinë serbe, por këto pretendime nuk përputhen me faktet dhe nuk reflektojnë situatën reale.

Organizatorët e aksionit, thanë për mediat serbe se qëllimi i tyre është të tërheqin vëmendjen ndërkombëtare mbi “torturën dhe dhunën” ndaj serbëve në Kosovë.

Kamionët ndodhen aktualisht pranë selisë së OKB-së, ndërsa iniciativa shihet si një formë propagande e përqendruar në perceptimin ndërkombëtar të situatës politike në Kosovë.

Pamjet dhe akuzat e shfaqura nuk pasqyrojnë realitetin dhe kanë për qëllim të krijojnë dezinformim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026