“Kurti po dialogon me Perëndimin”, Basha: Ja çfarë pritet të ndodhë
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po dialogon me Perëndimin.
Sipas tij çfarë po ndodh në Veri është një proces që e ka njohur vetë bashkësia ndërkombëtare dhe janë në një komunikim të vazhdueshëm.
“Mendoj se kryeministri është duke punuar për një zgjidhje të tillë, por siç e ka thënë dhe kryeministri duhet të hiqen bandat kriminale, ose të shkojnë në Serbi, ose të futen në burgje në Kosovë dhe pastaj përshkallëzohet situata, sepse tensionimi ka ndodhur për shkak të bandave kriminale.
Republika e Kosovës është një dhe e vetme. Nuk mundemi ta ndajmë as në komuna, as në krahina, këtë e ka njohur bashkësia ndërkombëtare dhe ne na lavdërojnë në secilin raport kur thonë se Kosova prin në rajon me luftimin e krimit, korrupsionit, sundimin e ligjit dhe kjo të ndodhë edhe në veri të vendit,” – u shpreh Basha.
Ai shtoi se nga bandat kriminale në Veri nuk vuajnë vetëm qytetarët e Kosovës, por dhe vetë serbët.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë