Kurti pranon autenticitetin e telefonatës prank: Rikonfirmoi qendrimet parimore
Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të një telefonate prank nga dy komedianë rusë, të cilët e kanë telefonuar Kurtin duke pretenduar se ai po fliste me presidentin e Letonisë, Edgar Rinkevics.
Në deklaratë thuhet se rrengu i komedianëve rus ka ndodhur me 11 shkurt pak ditë pas zgjedhjeve dhe zyra e kryeministrit pranon autenticitetin e plotë të telefonatës dhe shpjegon se, për shkak të fluksit të komunikimeve pas zgjedhjeve telefonata nuk ishte verifikuar menjëherë, dhe Kurti ka folur me komedianët sikur po fliste me presidentin e Letonisë.
Zyra e kryeministrit thotë se, pavarësisht se kjo telefonatë është private, aty reflektohen qëndrimet parimore të kryeministrit, të cilat janë të njëjta si në deklaratat publike, ashtu edhe në ato private.
Deklaratë e plotë e Zyrës së Kryeministrit
“Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur kryeministri Kurti po pranonte mesazhe të shumta urimi dhe thirrje për rezultatin e zgjedhjeve.
Për shkak të kohës, jo gjithmonë ishte e mundur të kryheshin verifikimet e plota të çdo telefonate.
Ky incident fatkeq përforcon atë që kemi e ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë.
Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç dokumentohet nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.
Teksa na vjen keq që kryeministri Albin Kurti u bë shënjestër e një thirrje të tillë, ky episod rikonfirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të kryeministrit Kurti për çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe në ato private”, thuhet në reagimin e zyrës së kryeministrit të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb