Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

7 Nëntor 2025 | 08:27

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje se kjo është një metodë e blerjes së votës së studenteve. Përmes një mesazhi qe u është dërguar të gjithë studentëve, Kurti u bën me dije se paratë tashme kane kaluar në llogaritë e tyre,

“Të nderuar studentë. Më lejoni të ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues të shtesave të njëhershme prej 100 euro. Me qeverinë tonë studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit”, është mesazhi që shumë studentë kanë marre  më 6 nëntor – tri ditë para balotazhit.

Madje, mesazhi është ridërguar, sepse një i ngjashëm paraprak përmend në fund emrin e Albin Kurtit – duke ngjallur kritika në opinion.

Kurti ka shkruar në Facebook, ku tregoi se jo të gjithë studentët kanë marrë paratë, një grup tjetër do të përfitojë ditëve në vijim – pa treguar kriteret e kategorizimit të këtyre studentëve.

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.  Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.  Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.  Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit”, ka shkruar Kurti.

Strategjia elektorale e Kurtit është kritikuar gjerësisht – kanë reaguar edhe liderët opozitarë. Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka shkruar në Facebook se studentët nuk mashtrohen lehtë.

“Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari. Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale. Prandaj, ata, bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije”, ka shkruar ai.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se , këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. Madje, “as votën”, shkruan Abdixhiku.

“Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit. Një regjim i frikësuar dhe në rënie të lirë, po trajton studentët e Kosovës si material shitblerje zgjedhor. Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë.  Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën. I keni nënçmuar. Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë.  Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot”, ka shkruar Abdixhiku.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026