Kurti takon Stoltenberg: S’tërhiqemi nga reciprociteti, po zbatojmë ligjin

17 Gusht 2022 | 17:51

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kreu i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se neutraliteti i KFOR-it është i rëndësishëm dhe se “Kosova ka mundësi të demonstrojë se është aktore e përgjegjshme brenda komunitetit euroatlantik”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se qytetarët e Kosovës kanë arsye të jenë vigjilentë këto ditë për shkak “të qasjes destruktive të fqinjit tonë verior ndaj Kosovës dhe rajonit në përgjithësi”.

I pyetur nëse ka mundësi të zmbrapset nga hapi për të zbatuar vendimin për targat dhe dokumentet serbe, Kurti ka thënë se implementimi përbën veprim legal.

“Po zbatojmë diçka që është legale sipas ligjit dhe kushtetutës sonë, dhe diçka për të cilën është zotuar Serbia në dialogun e Brukselit. Nuk shohim rrugë tjetër dhe besoj se është në të mirën tonë të bëjmë legjitime gjërat në shtetin tonë”, është shprehur Kurti

Kurti është pyetur edhe nëse e pranon deklaratën se të dyja palët janë përgjegjëse për përshkallëzim të tensioneve.

“Në njërën anën kemi policinë e shtetit demokratik të Kosovës, dhe në anën tjetër kemi struktura ilegale serbe që janë kthyer në banda kriminale”.

Përgjatë konferencës për media, Kurti ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026