Kurti udhëton drejt Londrës për samitin e Procesit të Berlinit

20 Tetor 2025 | 20:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar këtë të hënë drejt Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesi të Berlinit. Samiti do të mbahet më 21 dhe 22 tetor 2025. Zyra e kryeministrit ka paralajmëruar se Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri Kurti do të ketë edhe takime bilaterale, si dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të samitit”, thuhet në njoftim.

Serbia do të përfaqësohet me kryeministrin, Duro Macut. Nuk dihet nëse do të ketë takim mes Kurtit dhe Macut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026