Kurti: Vetëm dokumentet nga Brukseli janë zyrtare për dialogun

21 Shtator 2022 | 13:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se vetëm dokumentet që prodhohen në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi, duhet të merren si zyrtare.

Kjo përgjigje e tij vjen pasi në disa media është publikuar një “kornizë e re” e për dialogun.

Kreu i qeverisë deklaroi se Kosova nuk i ka raportet normale me Serbinë, por duhet t’i normalizojë me marrëveshje ligjërisht të obligueshme e që në qendër të saj duhet të jetë njohja reciproke.

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, unë besoj që nuk është as e dobishme as e drejt që unë t’i komentoj ato dokumente që s’kanë autor. Dialogu ku unë marr pjesë janë ato bisedimet e takimeve në Bruksel dhe vetëm atje dokumentet që prodhohen duhet t’i merrni si zyrtare dhe të denja për t’u komentuar nga ana ime e unë nganjëherë do të thosha edhe nga ana juaj. S’është mirë të bëjmë komente për komente autori i të cilëve nuk dihet. S’kam qëndrim të ri për çështjen e Ballkanit të Hapur që mund t’i ofroj përgjigje të re”, u shpreh Kurti.

Ai nënvizoi më tej se Kosova është vendi më demokratik dhe më i pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe këtë e thonë edhe organizatat e ndryshme prestigjioze.

” Ne jemi shtet serioz, jemi shtet sovran, jemi të pavarur, më të pavarur se Serbia sepse Serbia ka varësi nga Rusia dhe duke qenë se e luftojmë më së shumti krimin dhe korrupsionin dhe kemi pasur më së paku krim dhe korrupsion krahasuar me të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor dhe duke pasur sjelljen sovrane të qeverisë sonë, natyrisht që ne e konfirmojnë që Kosova është në rregull. Ajo që unë e pranoj është që raportet me Serbinë nuk i kemi normale. Raportet duhet t’i normalizojmë, ky normalizim i raporteve duhet të bëhet me marrëveshje ligjërisht të obligueshme, ndërkombëtarisht ligjërisht të obligueshme me ç’rast në qendër të saj duhet të jetë njohja reciproke”, u shpreh Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026