Kurum do të paguajë punonjësit, Bashkia Elbasan: 4 pika të marrëveshjes do zbatohen
Pas skandalit me mbetjet toksike, kompania ‘Kurum’ bëri levizjen e papritur me mbylljen e dy fabrikave dhe heqjen nga puna të 500 puntorëve.
Pas një sërë përpjekjesh, Bashkia e Elbasanit dhe sindikata e puntorëve arritën marrveshjen me kompaninë turke ‘Kurum’ për mos-heqjen e asnjë puntori nga puna.
Marrveshja u arrit në datë 4 Shtator, ku për herë të parë në ambjentet e Kurum u lejua edhe media.
Pas 8 ditësh, interesit të Euronews Albania, ne lidhje me marrëveshjen për puntorët përfaqësues nga ‘Kurum’ u shprehen se çdo gjë po behet siç u premtua edhe kreut të bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.
Kur kanë kaluar më shumë se 1 javë nga marrëveshja e bashkisë së Elbasanit me kompanin ‘Kurum’ për 500 punonjësit, situata është kjo. Bashkia e qytetit na ka siguruar se pikat e marrëveshjes së arritur janë këto:
– Asnjë punonjës i kompanisë ‘Kurum’ nuk do të mbetet pa pagesë.
– Kompania është angazhuar maksimalisht për të vazhduar procesin e petëzimit, ndërsa çeliku do të jetë në punë.
– Ata që do të qëndrojnë në shtëpi gjatë kësaj kohe, do të paguhen sipas kontratave kolektive, me një pagë minimale prej 35 mijë lekësh bruto.
– Garancia është arritur edhe për dietat ushqimore.”
Kujtojmë se kompania “Kurum International” është origjina e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, duke përhapur një alarm global.
Kompania turke “Kurum International” operon në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit që prej vitit 1998 dhe është furnizues i rëndësishëm rajonal i shufrave të hekurit për ndërtim.
Me qindra punëtorë në bordero, ajo është gjithashtu një punëdhënës i rëndësishëm për banorët e Elbasanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona