Kusari-Lila: Deklarata e Lavrov tregoi se Ballkani i Hapur u ideua në Serbi
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila thotë se deklarata ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se Rusia mbështet Ballkanin e Hapur, tregoi se kjo nismë u ideua në Serbi.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kusari-Lila u shpreh se Ballkanin e Hapur, Serbia kërkon ta shfrytëzojë si një mekanizëm për të rritur ndikimin rus dhe kinez në rajon.
“Ne e kemi ditur se kjo iniciativë e ka burimin në Serbi. Është një mekanizëm të cilin Serbia, si një prej vendeve me numrin më të madh të popullsinë në Ballkanin Perëndimor, do e shfrytëzonte për ndikimin rus dhe kinez. Kjo deklaratë e Lavrov duhet t’u bëhet si pyetje liderëve të tjerë, përveç Vuçiç që e ka ftuar në Beograd”, u shpreh Kusari-Lila.
Sipas saj, Kosova nuk mund të përfshihet në këtë nismë rajonale, kur Serbia nuk e trajton si një shtet të barabartë.
Ajo shtoi se Kosova është e fokusuar dhe e angazhuar në Procesin e Berlinit, qëllimi i së cilës është barazia midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të mbahet sot dhe nesër nisma rajonale, Ballkani i Hapur.
Në këtë nismë, do të marrë pjesë për herë të parë edhe Mali i Zi, pasi disa ditë më parë, kryeministri Dritan Abazoviç konfirmoi pjesëmarrjen e tij.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid