Kush do të drejtojë SHBA? Afro-amerikanët në Detroit presin rezultatin zyrtar të zgjedhjeve

4 Nëntor 2020 | 20:40

Afro-amerikanët në Detroit, Miçigan nuk janë aspak të çuditur që numërimi i votave vazhdon dhe nuk ka ende një fitues zyrtar të Zgjedhjeve Presidenciale në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, megjithatë e konsiderojnë këtë fakt si tregues i ndasisë që ka përfshirë vendin.

“Është e trishtë dhe shumë zhgënjyese, për cilëndo parti, për të dyja partitë, të gjithë ne si amerikanë duhet të qëndrojmë sipër ndarjeve politike, por ja që nuk jemi dhe për mua kjo është shumë zhgënjyese”, thotë Avery Williams, avokat.

“Është një çmenduri, nuk e di, për të gjithë ne. E ardhmja është e panjohur. Mendoj se kjo është një situatë e re për të gjithë ne, prandaj që duhet të mësohemi dhe të presim. Nuk kemi zgjidhje tjetër veç të kemi durim dhe të presim”, deklaron Keimarr Parker, punonjës i Amazon.

Votat në shtetet e Miçigan, Arizona-s, Pensilvanise, Nevadës dhe wisconsin, po vazhdojnë të numërohen edhe gjatë ditës së mërkurë, teksa diferenca e votave midis dy kandidatëve vazhdon të mos përcaktojë se kush do të marrë drejtimin e SHBA-së në 4 vitet e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026