Kush e donte jashtë Altin Ndocin? Gazetarja zbulon “sekretin” e arratisjes nga burgu

14 Janar 2026 | 17:41

Në lidhje live për Euronews Albania, gazetarja Aida Topalli tha se arratisja e Altin Ndocit ditën e djeshme nga burgu i Durrësit nuk erdhi nga hiçi.

Sipas gazetares, grupi i Çopajve në Elbasan e donte Altin Ndocin jashtë dhe se këta të fundit ishin të gatshëm prej kohësh për ta nxjerrë atë. Sakaq, ajo theksoi se Ndoci ishte pjesë e bandës së Çopajve dhe konsiderohej koka e grupit të tyre.

“Nuk erdhi nga hiçi plani për arratisje, nuk ndodhi dje për sot. Është një plan i mirë menduar, dhe kjo duket qartë në dosjen e Prokurorisë së Posaçme lidhur me hetimet mbi grupin e Çopajve në Elbasan. Këta të fundit donin me domosdoshmëri që Altin Ndoci të dilte jashtë burgut, pasi ishte një nga udhëheqësit dhe qitësi kryesor i grupit. Altin Ndoci është nga Lezha dhe ka qenë i arrestuar për gjashtë vite, pas dëshmive të Klevis Hallës dhe Nuredin Dumanit, i arrestuar në kuadër të dosjes “Plumbi i Art”. Emri i tij u lidh edhe me vrasjen e vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit në 2019 mos gaboj. Pas pendimit të një dëshmitari të drejtësisë, ai humbi statusin e mbrojtjes së dëshmitarit dhe çështja për vrasjen e vëllezërve Haxhia u pushua, por me daljen e dëshmitarëve të tjerë, emri i Altin Ndocit u përfshi sërish si i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale. Nga bisedat e zbardhura në Sky ECC nga Prokuroria e Posaçme, anëtarët e grupit Çopaj shprehen se janë të gatshëm për të liruar Altin Ndocin, pasi kishin mbetur pa qitës në grup e tyre. Përveç tentativës për ta nxjerrë nga burgu, ata kishin shkuar deri aty sa të paguanin avokatin e tij dhe të kujdeseshin për familjen e tij, duke siguruar të gjitha gjërat e nevojshme, si mesazh se ata nuk e kishin harruar anëtarin e bandës së tyre,” u shpreh gazetarja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026