Kush është i interesuar për eleminimin e Ervis Martinajt? Gazetari jep detaje
Gazetari Eni Ferhati thotë se i shumëkërkuari, Ervis Martinaj ka pasur tre konflikte të hapura.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Ferhati u shpreh se Martinaj ka kundërshtar Ervis Doklen, i cili u zbulua nga dëshmia e Nuredin Dumanit.
Sipas Ferhatit, Martinaj ka pasur gjithashtu konflikte me një grup kriminal që operon në zonën e Fushë-Krujës.
Ndër të tjera, gazetari nënvizoi se Martinaj kohët e fundit ishte fuqizuar sa i takon çështjes së pronave dhe mund të ketë sjellë konflikt edhe me nivele të larta të politikës.
“Një nga kundërshtarët e Ervis Martinajt u ekspozua nga dëshmia e Nuredin Dumanit, për të cilin SPAK-u ngriti dhe akuzën, pasi SPAK-u kishte bërë edhe disa verifikime në fakt, duke parë udhëtimin e emisarëve të Ervis Martinajt, që kishin udhëtuar drejt Kosovës, për të takuar pikërisht Nuredin Dumanin për t’i ofruar sasinë e konsideruar prej 500 mijë eurosh.
Në dijeninë time ka pasur një konflikt të hapur edhe me një grup kriminal që operon në zonën e Fushë-Krujës. Ka pasur probleme të tjera edhe me biznesmenë të nivele të ndryshme. Është lakuar në fakt, jo zyrtarisht që konfliktet e tij të hapura kanë prekur edhe nivele shumë të larta të politikës, sa i takon edhe çështjes së pronave”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë